Zelensky të dielën do të flasë në Samitin e G7-s

06 maj 2022 | 14:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet përmes video-lidhjes Samitit të G7 këtë të diel, ka bërë të ditur qeveria gjermane.

“8 Maji është datë historike që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe vdekje në kontinent”, ka thënë një zëdhënëse gjatë një konference për media, raporton BBC.

Me situatën aktuale në Ukrainë, “kohezioni i G7 është më i rëndësishëm se kurrë”, shtoi ajo.

Ndryshe Gjermania mban presidencën e G7-s këtë vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, kryetar nderi i…