Zelensky thotë se kredia e re e Mbretërisë së Bashkuar është ‘drejtësi e vërtetë’ për Rusinë

02 mars 2025 | 09:28

Pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar dje, presidenti Zelenksy u takua me Keir Starmer në Downing Street.

Gjatë takimit, dyshja nënshkruan një hua prej 2.26 miliardë funtesh për furnizimet ushtarake të Ukrainës, që do të paguhen duke përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse.

Pas takimit të djeshëm, Zelensky tha se fondet do të përdoren për prodhimin e armëve në Ukrainë, duke deklaruar: “Kjo është drejtësia e vërtetë – ai që filloi luftën duhet të jetë ai që duhet të paguajë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një xhami në fshatin Studime e Ulët të Vushtrrisë…