Zelensky thotë se të paktën 500 fëmijë ukrainas janë vrarë nga fillimi i luftës
Dyvjeçarja Lisa e cila u vra nga sulmet ajrore në Dnipro gjatë mbrëmjes së kaluar, është një nga 500 fëmijë që u vranë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Këto ishin fjalët e para që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha në fjalimin e tij më të fundit për situatën në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Ai zbuloi shifrat e frikshme pasi u gjet kufoma e vajzës së vogël, duke theksuar se Rusia po ua merr të ardhmen, nxënësve, artistëve dhe kampionëve të sporteve.
“Armët ruse dhe urrejtja e tyre … vazhdon të marrë dhe shkatërrojnë jetën e fëmijëve ukrainas çdo ditë”, shtoi Zelensky.
Madje sipas tij akoma është shumë e vështirë që qind për qind të jenë të saktë për numrin e fëmijëve të vrarë – duke aluduar se kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe.
“Të gjithë ukrainas, fëmijët tanë, duhet të lirohen nga terrori rus”, shtoi presidenti ukrainas në fjalimin e tij më të fundit.