Zelensky thotë se Ukraina do të përgatisë një kundërsulm të ri

23 shkurt 2024 | 16:21

Ukraina do të përgatisë një kundërsulm të ri pas një fushate që nuk i solli rezultatet e dëshiruara, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak para dyvjetorit të fillimit të luftës me Rusinë.

“Natyrisht, ne do të përgatisim kundërsulm të ri, operacion të ri”, ka thënë Zelensky në një intervistë me televizionin amerikan, “Fox News”, që është publikuar të enjten, përcjell televizioni “CNN”.

Gjendja në fushën e betejës “nuk është ngërç” dhe “vërtet, është shumë e ndërlikuar në lindje”, ka thënë Zelensky, duke pretenduar se suksesi “i vetëm” i Rusisë gjatë nëntë muajve ka qenë marrja e kontrollit të qytezës Avdivka.

Sipas tij, Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë dhe theksoi se artileria ukrainase ka rreze veprimi prej rreth 20 kilometrash, ndërsa ajo e Rusisë dyfish më shumë. “Është njëfarë lufte e padrejtë”, ka thënë presidenti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është…