
Zelensky tregohet ‘modest’: Nuk jam i guximshëm, më mungon peshkimi me djalin
05 dhjetor 2022
| 11:05
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur në një intervistë për “Financial Times”, e cila e ka shpallur “njeriun e vitit”, duke e cilësuar si Winston Churchill në kohën e mediave sociale.
Zelensky ka thënë ndër të tjera, se pas 9 muajsh luftë i mungon peshkimi me djalin e tij.
Gjithashtu, ai ka thënë se është më shumë i përgjegjshëm se i guximshëm, teksa ka treguar se sa i mungon jeta e vjetër.
“Unë jam më i përgjegjshëm sesa i guximshëm. Unë thjesht urrej t’i zhgënjej njerëzit. Unë thjesht dua të kap një krap në lumin Dnipro”, ka thënë Zelensky.