
Zelensky tregon se si mund t’i jepet fund luftës
24 prill 2022
| 08:22
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp të mbajtur në një metro të Kievit, ka kërkuar një takim mes tij dhe homologut rus Vladimir Putin “për t’i dhënë fund luftës”.
“Mendoj se ai që e nisi këtë luftë, edhe mund t’i japë fund”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se nuk ka frikë nga takimi me Putinin, pasi i ka quajtur “tentativë vrasjeje” simptomat e helmimit që kanë pasur pjesëtarë të grupeve negociatore ruso-ukrainase në javët e kaluara.
“Nuk kam të drejtë që të kem frikë sepse populli im ka treguar që nuk ka frikë nga asgjë. Ata kanë frikë për fëmijët e tyre, kjo është e vërtetë, por nga asgjë tjetër”, theksoi Zelensky./a2cnn