Zelensky, trupave ruse: Do t’ju ndjekim deri në varr

07 mars 2022 | 08:08

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi ushtrinë ruse se forcat e tij “do ta ndjekin deri në varr çdo ushtar që kryen krime lufte” në Ukrainë.

Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi.

“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.

“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.

Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.

Perëndimi është duke bërë përpjekje ta izolojë Rusinë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë diplomatik, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhrin për pushtim më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Raportohet se forcat ruse janë duke avancuar drejt kryeqytetit Kiev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë kanë identifikuar tri fusha në të cilat Shtetet…