Zelensky: Ukraina s’ka të bëjë asgjë me vdekjen e supozuar të Prigozhinit
24 gusht 2023
| 15:28
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të enjten se vendi i tij nuk ka “të bëjë asgjë” me vdekjen e supozuar të shefit të “Wagner”-it, Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni më 23 gusht.
Ai ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për këtë.
“Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë situatë, kjo është e sigurt. Mendoj se të gjithë e dinë se kush është përgjegjës”, ka thënë Zelensky, një ditë pasi një avion privat, në të cilin Prigozhin ishte i regjistruar si udhëtar është rrëzuar në mes të Moskës dhe Shën Peterburgut.