Zelensky, ushtarëve rusë: Më mirë të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë

01 maj 2022 | 12:43

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehet se Rusia po përpiqet të rrisë presionin mbi forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.

Në fjalimin e tij përmes një videoje të shtunën në mbrëmje, ai tha se ata po mbledhin forca shtesë për sulme të reja atje, por ai kishte një mesazh sfidues të cilin ua drejtoi drejtpërdrejt ushtarëve rusë.

“Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë,” ka deklaruar Zelensky.

“Ne e dimë se komanda ruse po përgatitet për humbje të reja të mëdha. Në ato njësi, personeli i të cilave u dobësua në muajin mars-prill, po rekrutohen njerëz të rinj me pak motivim, pak përvojë luftarake. Çdo ushtar rus mund të shpëtojë jetën e tij”, ka thënë si.

Zelensky ka theksuar se Ukraina po bënte gjithçka për të siguruar kryerjen e një misioni për të evakuuar qindra civilë dhe luftëtarë të bllokuar nga qyteti jugor i Mariupolit.

Ai ka shtuar tutje se Ukraina po punon me partnerët për të rritur sanksionet ndaj Moskës dhe pret të shoh një vendim për kufizime të mëtejshme të naftës në të ardhmen e afërt.

Ai ka thënë se pista e shkatërruar në aeroportin e Odesës do të rindërtohej dhe u zotua se qytetet e pushtuara nga Rusia, duke përfshirë Kherson, Melitopol dhe Berdyansk do të çliroheshin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se 1 Maji…