
Zelensky viziton ushtarët ukrainas në Kharkiv
29 maj 2022
| 15:47
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev, thotë zyra presidenciale.
Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv, ka thënë ai, shkruan BBC.
“Dua të ju falënderojë secilin nga ju për shërbimin e juaj. Po e rrezikoni jetën tuaj për gjithë ne dhe shtetin tonë”, u tha Zelensky ushtarëve ukrainas.
Kharkiv ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.