Zelensky zotohet se do të marrë masa për përmirësim të strehimoreve
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur pakënaqësi për rezultatet e një inspektimi që kishte urdhëruar në të gjitha strehimoret ukrainase, pasi tre persona humbën jetën pasi ishin në gjendje të gjenin strehë gjatë një sulmi ajror rus në Kiev.
Në adresimin e tij të natës përmes një paraqitjeje me video, Zelensky ka thënë se kishte marrë raporte përmbledhëse mbi “gatishmërinë dhe papërgatitjen” e strehimoreve nga ministri i Brendshëm Ihor Klymenko, ministri për Industritë Strategjike Oleksandr Kamyshyn, dhe zëvendëskryeministri Oleksandr Kubrakov.
“Rezultatet, ta them sa më butë, janë të pakënaqshme”, ka thënë ai.
“Deri të premten do të përgatiten projektvendimet përkatëse në lidhje me përgjegjësit dhe sigurimin e nivelit të duhur të mbrojtjes për njerëzit tanë në të gjitha qytetet e Ukrainës”, ka thënë Zelensky.
Vdekjet që kanë ndodhur më 1 qershor kanë çuar në një reagim të fortë publik dhe shkaktuan një angazhim nga Zelenskiy për të hetuar ngjarjen dhe strehimoret në mbarë Ukrainën.
Kjo përgjigje dukej se i drejtohej kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko, me të cilin Zelenskiy ka pasur konflikte të mëparshme.
Klitschko ka pranuar se ai mbante njëfarë përgjegjësie, por ka thënë se të tjerët ishin gjithashtu fajtorë, veçanërisht aleatët e presidentit që ishte caktuar për të udhëhequr rrethet e qytetit.
Më 4 qershor, ministri Kamyshin ka raportuar se pothuajse 50% e strehimoreve në Kiev, të cilat u ekzaminuan gjatë kontrollit fillestar, ose ishin mbyllur ose konsideroheshin të papërshtatshme për t’u përdorur.
Një vajzë nëntë vjeçe, nëna e saj dhe një grua tjetër, kanë vdekur në Kiev më 1 qershor, pasi gjatë sulmit janë përpjekur të hynin në një strehimore, por ajo ishte e mbyllur.