![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/Zelensky.jpg)
Zelenskyt i refuzohet kërkesa për ta vizituar Izraelin
16 tetor 2023
| 16:05
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të vizitojë Izraelin në shenjë solidariteti me shtetin hebre pas sulmit të Hamasit, por Izraeli e ka refuzuar kërkesën e tij duke thënë se tani nuk është “koha e duhur”, raportojnë mediet izraelite.
Zelensky ka shprehur mbështetje të fortë për Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit, duke thënë se Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme për të mbrojtur veten.
Izraeli e ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, shteti hebre nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Kievit.