Zemaj apelon që të mos manipulohet me numrin e vdekjeve

31 korrik 2020 | 15:31

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot për vizitë në spitalin rajonal të Gjakovës, nga ku ka bërë thirrje që të mos manipulohet me numrin e vdekjeve nga Covid-19.

Ai ka bërë thirrje për respektim të masave, duke shtuar se vetëm kujdesi mund të mënjanojë që sistemi i shëndetësisë të mos rëndohet.

“Sapo përfundova vizitën në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku shpreha mirënjohjen dhe bashkëpunimin tim për personelin mjekësor, i cili edhe sot, në ditë feste, vazhdon punën me shumë përkushtim!. Dje, në komunën e Gjakovës, fatkeqësisht janë shënuar 3 viktima, familjeve të të cilave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Në mesin e të vdekurve ishte edhe mjeku dhe anëtari i Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës, z. Kujtim Zarari. Të gjitha humbjet janë të dhimbshme, por kur humbin njerëzit e vijës së parë në front, dobësohet i gjithë sistemi që po lufton çdo ditë për të na shpëtuar.  Që ky sistem të mos rëndohet, bëj thirrje për kujdes të shtuar dhe gjithashtu apeloj që kjo situatë të mos përdoret politikisht e të mos manipulohet me numrin e vdekjeve. Beteja jonë politike nuk duhet të bëhet në këtë situatë të brishtë. Sërish i falënderoj të gjithë qytetarët të cilët edhe sot po tregojnë mirëkuptim dhe përmbajtje!”, ka shkruar ministri Zemaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten,…