Zemaj aprovon kërkesën për importim të barnave kundër Covid-it pa autorizim të marketingut

01 shtator 2020 | 11:42

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka aprovuar sot propozimin e grupit profesional të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) që për zbatimin e masave të veçanta, kjo agjenci të lëshojë licencë importi pa autorizim të marketingut për produktet për përdorim tek pacientët me Covid-19 si: “Remdesivir”, “Favipiravir” dhe “Hydroxychloroquine”.

Ky aprovim vlen për periudhën gjatë pandemisë Covid-19 deri në shfuqizimin e vendimeve të Qeverisë për masa të veçanta, ka njoftuar MSh-ja.

“Duke pasur parasysh situatën emergjente të krijuar si rrjedhojë e pandemisë së virusit Covid-19, Grupi profesional i AKPPM-së, bazuar në nenin 39 paragrafi 1 i Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale e ka parë të arsyeshme që të krijohet mundësia e importit të barnave ‘Remdesivir’, ‘Favipiravir’ dhe ‘Hydroxychloroquine’ me kushte të veçanta pa autorizim për marketing, në mënyrë që të shpejtohet qasja në këto barna të parapara në udhërrëfyesin klinik nr. 9 mbi menaxhimin dhe trajtimin e Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Në këtë njoftim është thënë se Zemaj do të autorizojë përfshirjen e këtyre tre barnave edhe në listën e esenciale të barnave përmes plotësim-ndryshimit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Asoc.Dr. Arben Dërmaku E debatova idenë e titullit të…