Zemaj arsyeton largimin e LDK-së nga Kuvendi

13 korrik 2018 | 11:51

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot punimet e seancës plenare të lënë në gjysmë nga dje. Por, me pikat e rendit të ditës për sot nuk janë pajtuar disa deputetë të Kuvendit.

Armend Zemaj nga LDK-ja i cili me bashkëpartiakët e tij kanë bojkotuar seancën e Kuvendit, në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se sot u dëshmua që Qeveria e pakicës e ka bërë Kuvendin jofunksional.

Postimi i plotë i tij:

Kryesuesi i seancës në mënyrë arbitrare filloi seancën pa miratimin e rendit të ditës. Këta mashtrojnë me prezencën në sallë, ofendojnë opozitën dhe tentojnë të shantazhojnë me logjikën e përfitimit personal. Kjo qeveri e pakicës edhe sot u dëshmua se e ka bërë Kuvendin jo funksional duke e humbë edhe legjitimitetin e të ashtuquajturës mazhorancë. Qëndrimi jonë është konform përgjegjësive tona institucionale. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri e degradimit të vazhdojë me këtë avaz të njëjtë dhe vendin ta kthejë mbrapa aty ku dëshirojnë zaptuesit e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
P.S
Kjo është shumica aktuale e kësaj Qeverie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka kërkuar…