Zemaj: Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë

02 gusht 2020 | 13:25

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar mbrëmë në terren për të parë nga afër se sa po respektohen masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ai ka treguar se pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, janë  gjobitur dhe u mbyllën shumë kafiteri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë.

 

Postimi i plotë i Zemajt:

Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës!

Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafeteri!

Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime!

Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!

(M.K/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…