Zemaj bën thirrje për vaksinim dhe respektim të masave anti-Covid

13 gusht 2021 | 17:20

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit Covid-19 dhe t’i respektojnë masat anti-Covid.

Në profilin e tij në “Facebok”, deputeti i LDK-së ka shkruar se rritja e rritja e numrit të rasteve me Covid është alarmante.

Postimi i plotë i Zemajt:

Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante!

Qytetarë të dashur,

Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.?

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka…