Zemaj bisedoi me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni për menaxhimin e Covid-19

09 qershor 2020 | 13:18

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë Covid-19 në shtetet respektive.

Sipas njoftimit të MSh-së, gjatë kësaj bisede është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

Ministri Zemaj i ka njoftuar homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në mes të Republikës së Kosovës me këto shtete.

“Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

(Faton Dërmaku)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës me rastin e dy vjetorit të vdekjes…