Zemaj: Danimarka do t’i dhurojë Kosovës 250 000 vaksina anit-Covid
05 korrik 2021
| 15:59
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka do t’i dhurojë Kosovës 250 mijë vaksina anti-Covid.
Në profili e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Danimarka nuk e harron Kosovën.
Zemaj ka falënderuar shtetin e Danimarkës për këtë ndihmë. “Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë. Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj”, ka shkruar Zemaj.