Zemaj: Deçani do të jetë befasia e këndshme e 17 tetorit
03 tetor 2021
| 15:29
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se Deçani do të jetë befasia e këndshme e 17 tetorit.
Ish-ministri Zemaj ka theksuar se me LDK-në në qeverisje në këtë komunë do të ketë mundësi zhvillimi për të gjithë.
“Qytetarët e Deçanit, janë më të vendosur se kurrë më parë për ndryshimin e madh. Ata, para kryetarit Abdixhiku folën bindshëm e me zë të lartë. E thanë fjalën e tyre. Thanë se e duan Hyri Dobrunaj për kryetare të komunës dhe programin qeverisës të LDK-së, si mundësi zhvillimi për të gjithë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.