Zemaj: Dejona Mihali është vet Kurti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur sot gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme për raportimet e mediave për ambalazhuesit e ujit.
Ai ka përmendur edhe publikimin e bisedave në mes të Dejona Mihalit e Nagip Krasniqit dhe Mimoza Kusarit me Igor Simiqin.
Zemaj me këtë rast ka thënë se Mihali është vet Kurti.
“Të rikujtojmë që Hafizi nuk është ndonjë person i parëndësishëm, ai është njeri shumë i afërt me Kurtin, ndërsa Dejona është vet Kurti. Të dy rastet tregojnë se kjo qeveri është zhytur në korrupsion, këta njerëz janë shkurt e shqip struktura kriminale. Duhet të dimë se si njeriu i quajtur Naser Hafizi me pagë pak më shumë se 700 euro të blejë 4 banesa, prona dhe veç në muajin shkurt të këtij viti të ketë qarkullim bankar mbi 400 mijë euro, pse nuk janë alarmuar institucionet përgjegjëse me kohë për disproporcionin e madh në krahasim me të hyrat e tij, a deri këtu e ka kapur shtetin kjo qeveri e cila edhe sot del i mbron njerëzit e korruptuar dhe atë pa fije turpi? A mund të dimë sepse një person i quajtur Dejona Mihali, pa asnjë pozitë në qeveri, vendos kur duhet të ndalet rryma, çfarë të komunikohet dhe si të komunikohet për punësime dhe për zhvillim? Kësaj s’mund t’i themi gjë tjetër veçse organizim i një skeme kriminale, pa frikën e përgjegjësisë dhe pa brengën e llogaridhënies”, ka thënë Zemaj