Zemaj, deputetëve të LV-së: Merrni hamamoviqat, fazliqat dhe stanishiqat e çoni në prokurori

28 prill 2022 | 14:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se po fshehin diçka të madhe, në lidhje me moskrijimin e Komisionit Hetimor.

“Mendoj se sa më shumë që po barrikadoni për moslejimin e këtij komisioni hetimor,  jo vetëm që po i ngritni dyshimet, por kam frikë se me të vërtetë po fshihet diçka e madhe. Nuk mund të bllokoni komisionet hetimore parlamentare në emër të inicimit të grupit të tematikës, sepse e bllokoni demokracinë”.

“Të jeni të vëmendshëm, sepse po bëheni pjesë, me qëllim apo pa qëllim, e ndonjë fshehje, e cila mund të jetë vepër penale apo e korrupsionit. Me këto bllokada nuk po dilni serioz as nuk po tregoni përkushtim për luftimin e të keqes”, ka thënë Zemaj..

Më tutje, Zemaj përmendur disa shprehje që nuk përkojnë fare me fjalorin e gjuhës shqipe.

“A jeni ju që në ditën e parë që keni ardhur në pushtet në Prishtinë, i keni dërguar në prokurori 70 dosje? Merrni dosjet e KEK-ut, e keni kryeshefen, e keni bordin, krejt janë nën logon e LV-së, dërgoni në prokurori. Pse po i lejoni me hy në parashkrim, pse po kërkoni Komision Hetimor? Merrni dhe dërgoni krejt dosjet e blerjes së energjisë elektrike, edhe me atë ‘Gen’- in, edhe me ‘Genox’-in, edhe me hamamoviqat e fazliqat e stanishiqat e rankoviqat e çoni në prokurori. E keni instrumentin, e keni pushtetin. Pse po kërkoni hetim parlamentar, zgjerim të kompetencës së hetimeve?”, ka thënë deputeti Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mino Raiola është lajmëruar në Twitter, pak minuta pasi u…