Zemaj dhe Ahmeti apelojnë për respektim të masave anti-Covid

27 tetor 2020 | 11:49

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë diskutuar sot për gjendjen pandemike në kryeqytet.

Pas takimit, ata kanë bërë me dije situata e pandemisë është e menaxhueshme.

Zemaj e Ahmeti kanë ftuar qytetarët e Prishtinës dhe gjithë Kosovës që të vazhdojnë t`i respektojnë masat ant-Covid.

“Biseduam për menaxhim më të mirë të situatës. Për një dinamikë të shtuar, koordinimin me Policinë dhe shpërndarjen e të mirave materiale. Do të shtojmë mbikëqyrjen, llogaridhënien e të gjitha niveleve. Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë. Nuk duam që të kthehemi në të portokalltën e as në të kuqën. Duhet disiplinë që ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të intervenojmë që të shtojmë mbikëqyrjen. Do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë masat”, ka thënë ministri Zemaj.

Kurse, i  pari i kryeqytetit ka treguar se numri i lartë i të infektuarve në Prishtinë vjen nga testimet e mëdha që po bëhen.

“Me të vërtetë nuk jemi të interesuar të bëjmë karantinë dhe shkurtojmë orarin e punës por kjo bëhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve të Prishtinës. Është një krizë e re që është duke ardhur, krizë në Evropë që po dërgon drejtë mbylljes ndërsa ne kemi nën 100 raste pozitive për 100 mijë banorë që po bën të jemi ende në zonën e gjelbër”, ka deklaruar Ahmeti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Barcelonë të gjithë shpresonin që Josep Maria Bartomeu të…