Zemaj dhe Bordi këshillëdhënës për luftimin e Covidit diskutojnë për situatën epidemiologjike

15 dhjetor 2020 | 12:51

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar të martën Bordin këshillëdhënës për luftën kundër Covid-19.

Me këtë rast, Zemaj ka deklaruar se e kanë bërë vlerësimin e situatës epidemiologjike ku edhe kanë dhënë vlerësime dhe propozime për ditët në vijim, shkruan “Epoka e re”.

“Me Bordin këshillëdhënës, nga themelimi i tij, kemi bërë vlerësime të situatës epidemiologjike dhe kemi nxjerr përvoja se si të ecim tutje me menaxhimin e situatës. Rekomandimet e dala nga takimet e Bordit, për ministrin e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime”.

“Gjatë takimit të sotëm, diskutuam për situatën epidemiologjike, u dhanë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim, për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e…