Zemaj dhe Hodaj diskutojnë për masat kundër Covid -19

13 gusht 2020 | 11:41

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.

Gjatë këtij takimi, Zemaj ka njoftuar Hodaj për masat dhe aktivitetet e MSh-për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Zemaj ka falënderuar Inspektoratin Policor të Kosovës për angazhimin në kryerjen e detyrave që lidhen me monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër pandemisë Covid-19.

Hoda ka deklaruar se Inspektorati Policor i Kosovës e ka planin e vet të inspektimeve për të zbatuar masat kundër Covid -19 dhe në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zhvillojnë aktivitete ditore për përmbushjen e përgjegjësive në kuadër ta angazhimeve kundër Covid-19.

Ministri Zemaj dhe kryeshefi Hodaj kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë midis institucioneve në zbatimin e masave kundër COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkoj një pastruese për shtëpi. Shtëpi është në Prishtinë. Çmimi…