Zemaj dhe Likaj bisedojnë për fillimin e vitit të ri shkollor
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, kanë diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor.
Zemaj ka thënë se fillimi i mësimit duhet të organizohet në mënyrën e duhur në këto rrethana të krijuara nga pandemia Covid-19.
Sipas tij, të gjitha vendimet e nevojshme do të merren në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në, Ministrinë e Arsimit dhe institucionet tjera relevante.
“Do të vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta dhe koordinimin ndërinstitucional. Ne po ndërmarrim të gjitha masat dhe po bëjmë përgatitjet e duhura që procesi mësimor të nis sipas planit të paraparë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër virusit dhe të gjitha protokollet e sigurisë së shëndetit”, ka shkruar ministri Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.