Zemaj dhe Suma bisedojnë për mundësinë e zvogëlimit të përhapjes së koronavirusit
17 korrik 2020
| 12:18
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim kryetarin e Hanit të Elezit, Refki Suma, me të cilin kanë rënë dakord për koordinim në mes të institucioneve qendrore dhe atyre lokale për luftimin e Covid-19.
“Sot prita në takim kryetarin e Hanit të Elezit, z. Refki Suma, me të cilin folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, si dhe shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe komuna e Hanit të Elezit, janë në koordinim të plotë për luftimin e Covid-19. Bashkë do ja dalim! #QeveriaHoti”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
(F.D/ Epoka e re)