Zemaj e Dumoshi shpërndajnë maska në sheshet e kryeqytetit
Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe përfaqësues të “Let’s do it Kosova”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, kanë shpërndarë maska në sheshet e Prishtinës.
Ata kanë bërë me dije se këtë aktivitet e kanë realizuar me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë Covid-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.
“Në rrethana të tjera do ta shënonim ndryshe këtë ditë, mirëpo situata me pandeminë na e determinoi edhe agjendën e kësaj e dita e cila edhe pse në këso rrethana nuk duhet mbetur pa u shënuar”, ka thënë ministri Zemaj.
Kurse, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se vazhdimisht është angazhuar për mbështetjen e të rinjve me projekte dhe mjete financiare gjatë pandemisë. “Unë pata një takim me Kuvendin e të rinjve të Kosovës dhe aty i informova për plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë i cili përveç ndryshimit që do të ketë në grup moshën që konsiderohet i ri/e re do të njohë edhe punën vullnetare të të rinjve”, ka thënë Dumoshi.