Zemaj e Haziri diskutojnë për situatën me pandeminë
28 gusht 2020
| 16:14
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me kryetarin e Gjilanit Lutfi Hazirin, me të cilin ka diskutuar për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore e lokale, me fokus rreth pandemisë.
“Tërë energjitë tona janë të përqendruara për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate, me sa më pak pasoja. E falënderova z. Haziri për përkushtimin e tij gjatë pandemisë, bashkëpunimin, përkrahjen pa rezervë të vendimeve dhe zbatimin e masave, duke rikonfirmuar se pushteti lokal ka rol të rëndësishëm për tejkalimin e gjendjes”, ka thënë Zemaj pas takimit.
(F.D / Epoka e re)