Zemaj e Ramadani vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
01 shtator 2020
| 13:33
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, kanë vizituar sot banorët e Shtëpisë së të Moshuarave në Prishtinë.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë ka thënë se në këtë shtëpi ka një përkushtim të stafit ndaj kujdesit të këtyre banorëve, përkundër kushteve jo edhe aq të mirë, për ruajtje nga Covid-19.
“Pamë një përkushtim të stafit mbi mbikëqyrjen, angazhimi i stafit duhet të vlerësohet. Kushtet janë këto që janë”, ka deklaruar ai.
Gjatë kësaj vizite, ai është informuar se aktualisht janë 13 persona të kësaj shtëpie të prekur nga koronavirusi.