Zemaj e Rugova nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e QKMF-së në Istog

03 shkurt 2021 | 13:37

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e QKMF-së në këtë qytet.

“Qytetarë të nderuar të komunës së Istogut, me kryetarin z. Haki Rugova, po nënshkruajmë sot marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e QKMF-së në qytetin tuaj. Qytetarët e komunës së Istogut meritojnë gjithë kujdesin e institucioneve shëndetësore për kualitet të shërbimeve, me personel dhe ambiente cilësore. Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i saj, financon projektin me 2,500,000 euro. Qeverisja jonë, përkushtimi për qytetarët dhe shtetin, nuk është fjalë apo parullë e fushatave, është punë e detyrim yni ditor, angazhim yni i qëndrueshëm, i dëshmuar dhe vlerësuar, si dje, si sot, si nesër!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidati…