Zemaj emëron anëtarët e rinj të Bordit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike

20 gusht 2020 | 10:18

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

“Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë”.

“Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Zemaj ka thënë se prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50 përqind.

“Kuadrit tonë të shkëlqyer shëndetësor, ju duhen kushte për ta realizuar këtë objektiv”.

“Fondet buxhetore që do të kursehen, planifikojmë t’i shndërrojmë në investime për kuadrin tonë dhe pajisjet moderne. Për këtë prioritet, pres të kem edhe përkrahjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me anë të një komunikatë për medie, komuna e Prizrenit…