Zemaj emëron Ardian Mehmetajn sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë

27 korrik 2020 | 13:59

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, e ka shkarkuar sekretarin Milazim Gjocaj, të cilin e kishte emëruar më 10 korrik pasi e pati larguar Naim Bardiqin.

Në pozitën e ushtruesit të detyrës së sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Zemaj e ka rikthyer Ardian Mehmetaj, i cili ka qenë në këtë pozitë në kohën e ish-ministrit Imet Rrahmani.

Lajmin për emërimin e Mehmetajt në këtë pozitë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.

“Po. Ardian Mehmetaj është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të MSh-së”, ka thënë Hoti, duke mos dhënë detaje të tjera se pse është shkarkuar Gjocaj.

Mehmetaj është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ishte emëruar në pozitën e sekretarit nga ish-ministri Rrahmani, pasi ish-sekretari i asaj kohe, Gani Shabani ishte akuzuar në rastin “Stenta”, raporton “EknomiaOnline”.

Adrian Mehmetaj ishte larguar nga kjo pozitë kur në krye të MSh-së kishte ardhur Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në vend të tij e pati emëruar Naim Bardiqin në vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rregullimit të trotuareve, mbjelljes së drunjve dekorativ të hënën…