Zemaj: Fal diasporës, në Kosovës do të vijnë 12 mijë teste për Covid-19
Zyrtarë nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik në Kosovë, kanë alarmuar për mungesën e testeve për Covid -19. Kërkesën për teste të reja e kanë bërë ky institucion shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë. Kështu ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri Armend Zemaj.
Ai ka deklaruar se 12 mijë teste të reja pritet që të vijnë në Kosovë gjatë ditës së sotme.
“Më lejoni të theksoj se në dy ditët e fundit nga IKSHPK informacioni i saktë është që mundojnë testet në masë të madhe. Kjo ka qenë shqetësuese për mua. Sot përmes aty do të sigurohen diku 12 mijë teste dhe do të dorëzohen në IKPSHP”.
Zemaj tutje ka shpjeguar për punët që Ministria e Shëndetësisë është duke i bërë në monitorimin e situatës sa i përket Covid-19.
Ai i ka lutur deputetët e Kuvendit që mos të shpërndajnë panik sa i përket situatës me koronavirus në Kosovë. “Mos të krijojmë panik në opinion pasi që është në fjalë shëndeti publik dhe qytetarët e Kosovës. Sa i përket situatës për pandeminë me Covid-19 më lejoni të ju theksojë se Qeveria aktuale nuk ka marrë asnjë vendim shtesë sa i përket masave lehtësuese nga pandemia”, ka deklaruar ai. (A. M / Epoka e re)