Zemaj falënderon punëtorët shëndetësorë: Keni qenë gardian gjatë pandemisë

24 dhjetor 2020 | 11:32

Kryeministri Avdullah Hoti, ka vizituar sot menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar punëtorët shëndetësorë për kontributin që kanë dhënë gjatë pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se ngritja e kapaciteteve humane gjatë pandemisë ka qenë e nevojshme.

“Edhe unë si ministër dhe qeveria e kemi pasur prioritet mbrojtjen e punës tuaj, pavarësisht tendencave dhe implikimeve të faktorëve të jashtëm. Ju jeni shndërruar edhe në gardian, jo se gabuat diku po dikush donte që ju të gabonit. Ngritja e kapaciteteve humane ka qenë domosdoshmëri dhe duhet të vazhdojë”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se është bërë një punë e madhe në shëndetësinë e Kosovës gjatë pandemisë.

Ai ka thënë s se Kosova do ta fitojë betejën me Covid-19.

“Është bërë një punë gjigante në shëndetësinë e Kosovës. Ballafaqimi me pandeminë është puna më e vështirë. Do të vazhdojmë ballëhapur deri në rastin e fundit. Asnjëri nga ne nuk do të dorëzohet dhe nuk do të ndjej lodhje”, është shprehur Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj personit i…