Zemaj: Falja e gjobave nuk është krim, shumë vende e kanë bërë një gjë të tillë

04 qershor 2021 | 12:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se falja e gjobave ndaj bizneseve në pandemi nuk përbën krim, duke bërë me dije se një gjë të tillë e kanë aplikuar shumë shtete.

“Falja e gjobave nuk është krim. Shumë vende të tjera e kanë bërë para nesh dhe mos e shihni si krim”.

“Me këtë qasje është totalisht e gabuar dhe asnjëherë nuk keni me pasur asnjë përkrahje. Këtë propozim duhet ta shihni me qëllim të mirë, dhe ta bëni një analizë që të shërbej për ekonominë”, ka thënë Zemaj në interpelancën parlamentare ku është i ftuar ministri Hekuran Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është…