Zemaj flet për rastin ku kufoma qëndroi në dhomë për disa orë

14 shtator 2020 | 18:04

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur sot rreth rastit që ndodhi të dielën në Klinikën e Pulmologjisë, ku një kufomë ka qëndruar për disa orë në mesin e pacientëve

Zemaj ka thënë se kjo është kompetencë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

I pyetur nëse kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast, ai ka theksuar se kjo është kompetencë e ShSKUK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor

“Sigurisht se çdo rast që është shqetësues duhet të trajtohet nga institucionet relevante. Për këtë arsye janë inspektoratet brenda institucioneve të shëndetësisë dhe është kompetencë e SHSKUK-së, të trajtojë diçka nëse është me urgjencë”, është shprehur sot Zemaj gjatë një konference për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka…