Zemaj: Fushë Kosovës do t`i ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

26 gusht 2020 | 11:23

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot Komunën e Fushë Kosovës ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Burim Berisha.

Zemaj e Berisha kanë diskutuar për gjendjen me Covid -19 në Fushë Kosovë, derisa i pari i shëndetësisë ka thënë se këtë komunë  do ta ketë prioritet.

Zemaj ka vizituar edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë për të parë nga afër se si po ia dalin mjekët dhe stafi tjetër mjekësor të përballen me pandeminë.

“Konfirmova se Fushë Kosova do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështes projektet e caktuara, e do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në “Facebook”.

 

Postimi i plotë i Zemajt:

Me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berishën dhe stafin e tij biseduam për shqetësimet e shkaktuara nga Covid19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po e kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

Konfirmova se Fushë Kosova do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështes projektet e caktuara, e do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Po ashtu, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF pashë nga afër kapacitetet dhe angazhimin e stafit mjekësor. Me drejtuesit biseduam për menaxhimin e situatës dhe ndihmën logjistike që do t’i ofrojmë kësaj qendre.

Mjekëve dhe infermierëve iu shpreha mirënjohje të thellë dhe i falënderova për sakrificën dhe punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka përkujtuar…