Zemaj i fton në takim pronarët e restoranteve dhe këngëtarët, u kërkon ta ndalin protestën
15 qershor 2020
| 11:57
Para objektit të Qeverisë së Kosovës kanë protestuar pronarët e restoranteve e këngëtarët për moslejimin e organizimit të dasmave.
Para protestuesve ka dal ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili u ka kërkuar atyre që ta ndërpresin protestën që të mos rrezikohet shëndeti i të gjithëve.
Më pas Zemaj i ka ftuar në takim përfaqësues e tyre në ministri në orën 12:00.
Këngëtari Afrim Muqiqi, ka thënë se do të takohem me ministrin Zemaj për të diskutuar rreth manualit të cilin e kanë përgatitur për mbajtjen e dasmave.
Ai ka thënë se nëse nuk lejohen të mbahen dasmat ato do t’i mbajnë në livadhe apo sheshe. Ai ka kritikuar organet përgjegjëse për diskriminim pasi kafiteritë mund të hapen, kurse puna e tyre nuk po lejohet.