
Zemaj i kërkon COVAX-it t’i sjellë vaksinat në Kosovë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka dërguar ditë më parë mekanizimit COVAX, misioneve të ndryshme diplomatike e përfaqësuesve të ambasadave të shteteve të Quint-it në Kosovë, organizatave të Kombeve të Bashkuara që veprojnë në fushën e shëndetësisë në Kosovë dhe të aktorëve të tjerë lidhur me mos alokimin e vaksinave kundër Covid-19 deri tani për Kosovën.
Përmes kësaj letre, Zemaj ka kërkuar nga COVAX-i ta përdorë autoritetin në mënyrë që Kosova sa më parë të pajiset me vaksina.
Letra e plotë dhe pa ndërhyrje:
Dëshiroj të falënderoj GAVI-n, si dhe të gjitha shtetet të cilat me kontributin e tyre financiar, mundësuan krijimin e COVAX, dhe për mundësinë që Republika e Kosovës të jetë pjesë e këtij mekanizimi të rëndësishëm për trajtimin dhe mundësinë e barabartë për të gjitha shtetet që të furnizohen dhe të vaksinojnë me kohë popullatën e tyre me vaksinën kundër Covid-19.
Përveç mbështetjes te COVAX, Ministria e Shëndetësisë është në proces të vazhdueshëm të sigurimit të mbështetjes financiare nga institucionet ndërkombëtare financiare, për të mundësuar blerjen e (një pjese) të vaksinave me burimet tona, qoftë përmes ko-financimit nga COVAX; dhe/ose nga prodhuesit apo burime tjera të mundshme.
Në kuadër të bashkëpunimit me COVAX, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga COVAX, duke ju përmbajtur afateve të dhëna; dhe konsiderojmë se kemi arritur qëllimin që të jemi maksimalisht korrekt me afatet, llojin dhe cilësinë e dokumentacionit të kërkuar, që nga fillimi, përkatësisht Pjesa A e Kërkesës për Vaksina (Aplikacionit).
Fatkeqësisht, përkundër angazhimit tonë maksimal, ne jemi shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka marrë asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID 19!
Dëshiroj të ju rikujtoj se sapo kemi pranuar letrën e znj. Aurélia Nguyen, Managing Director, Office of the COVAX Facility, e cila me 26 th February 2021, na ka informuar për “The Covax Facility First Round Of Allocation: Astra Zeneca/Oxford Vaccine”; së bashku me “Annex A: Key details on allocation, procurement, pre-requisites, supply and delivery (AZ AMC)”, ne kemi kompletuar dhe dërguar të gjitha dokumentet e kërkuara, përfshirë:
Indemnification and Liability agreement signed between Minister of Health and AstraZeneca.
Issued (and proof of issuance) of the national regulatory authorization – a letter signed by the Minister of Health explaining that the marketing authorization is not required for medical products which are subject of donation – in this case since the AstraZeneca vaccine is a donation through COVAX, there is no need for authorization by National Regulatory Authority. This procedures are also described in Kosovo NDVP.
Imports Authorization –issued by the Kosovo Medicines Agency;
Completed NDVP– The completed NDVP is approved and submitted to Covid-19 Partners portal, as well validated by Ministry of Health.
Safe Injection Devices (Syringes and Safety Boxes) –already in the warehouse;
Pranimi dhe validiteti i këtyre dokumenteve është konfirmuar nga COVAX (pika fokale e COVAX për Kosovën).
Më 1 mars 2021, pika fokale për Kosovën na ka njoftuar se duhet ti drejtohemi UNICEF’s Supply Division, i cili do të lëshojë purchase order.
Urdhër blerja nga UNICEF është lëshuar të enjten, më 4 mars 2021!
Në vijim jemi informuar se sasia e parë e vaksinës AstraZeneca për Kosovën do të jetë e gatshme për transport më 17 mars, ndërsa pjesa tjetër më 17 prill 2021.
Fatkeqësisht, deri më sot nuk kemi asnjë informacion për shkakun e vonesës dhe kohën e arritjes së vaksinave në Kosovë!
Të gjithë jem të vetëdijshëm se vaksinimi i popullatës kundër Covid-19 është një çështje jetike për mbrojtje të jetës dhe shëndetit individual, dhe të popullatës, në veçanti të grupeve vulnerabile, në kushtet e pandemisë.
Prandaj, ju lutem që të përdorni autoritetin tuaj për të mundësuar arritjen sa më të shpejtë të dozave të planifikuara të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë.