
Zemaj i kërkon Konjfucës që ta ndërpres seancën: Nuk po i kontribuoni as Kosovës as pushtetit tuaj
13 korrik 2023
| 18:09
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, që të ndërpritet seanca e sotme.
Sipas Zemajt, Konjufca është i detyruar që ta ndërpresë seancën në bazë së rregullores së punës së kuvendit.
“Neni 67, pezullimi dhe mbyllja e seancës plenare. Në rast se në sallë bëhet rrëmujë dhe nuk respektohet kërkesa e kryesuesit për mbajtjen e rregullit, kryesuesi e ndërpret seancën plenare”.
“Në rast se përsëri rrëmuja vazhdon, kryesuesi e pezullon seancën dhe kuvendi e vazhdon punën në një ditë tjetër”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se me këtë formë të mbajtjes së seancës, mazhoranca s’po i kontribuon as Kosovës e as pushtetit.