Zemaj i tregon Kurtit çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë mungesës së tij

22 korrik 2021 | 11:28

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i ka uruar mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas gati dy javësh në Greqi, Francë e Bruksel.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit ia numëroi Kurtit ngjarjet që kanë ndodhur gjatë mungesës së tij në Kosovë.

“Kryeministër është e udhës të thuhet mirë se ke ardhur. Një kryeministër i cili po mungon për një kohë të gjatë ndoshta duhet ta kishte arsyen e vet, por është e paarsyeshme mungesa e qeverisë në Kuvendin e Kosovës. Nëse keni shkuar jashtë vendit për dy javë, mendoj se qeveria ish dashtë me qenë prezent. Asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, e këto marrëveshje janë jetike për vendin. Gjatë kohës sa nuk ishe këtu ndodhi ngjarja në komunën e Deçanit. Munguat ju dhe dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndodhën edhe vërshimet dhe nuk pati asnjë qasje në ketë drejtim nga ana e qeverisë. Është organizuar një protestë nga ish kolegët e juaj dhe ka përfunduar me dhunë. Ministria e Infrastrukturës po tenton me vjedh paranë publike në një ofertë e cila kushton 00.06 cent, këta po tentojnë me ua shit qytetarëve 5 euro. Kjo është shumë e vogël por e dëmton xhepin e qytetarëve. Nuk arsyetohen këto fakte dhe kjo neglizhencë thuajse nuk ka qeveri. Duhet të jeni të përgjegjshëm”, ka thënë deputeti Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit të Frank de Boerit në drejtimin e Holandës,…