Zemaj i uron shërim të shpejtë ministrit Latifi
10 qershor 2022
| 16:00
Ish-ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë ministrit aktual MSh-së, Rifat Latifi.
Ky i fundit i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiksi, teksa aktualisht po trajtohet në QKUK.
Sipas raportimeve, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ministri i Shëndetësisë, dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiksi. Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.