Zemaj jep detaje për organizimin e zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore

05 nëntor 2020 | 12:52

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka zhvilluar takim me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të biseduar për organizimin e zgjedhjeve që do të mbahen në Podujevë dhe në Mitrovicën Veriore.

“Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKShPK dhe MSH. Prioriteti ynë̈ është̈ shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithë̈ duhet të respektojmë̈ masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisë̈ Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë i Zemajt:

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të 29 nëntorit, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19,  duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera, duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.

Përkitazi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie biseduam sot me kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Valdete Daka.

Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKShPK dhe MSh.

Prioriteti ynë është shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithë duhet të respektojmë masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e…