Zemaj: Ka ilaçe për Covid, le të lajmërohen pacientët që spitalet iu kërkojnë t’i blejnë

14 dhjetor 2020 | 19:54

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se Kosova është në mesin e 92 vendeve që do të marrin vaksinën anti-Covid për 20 për qind të popullsisë.

I pari i Shëndetësisë ka deklaruar se pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët janë të hospitalizuar në ShSKUK, ju sigurohen të gjitha ilaçet, përveç barit Rendesivir, për të cilin thotë se do të sigurohet.

“Çdo pacient që është i infektuar me Coivd-19 dhe është i Hopsitalizuar në ShSKUK, me përjashtim të barit Rendesivir ( i cili edhe ky do të sigurohet ), çdo gjë tjetër iu vihet në dispozicion. Favipiravir-in e kemi të siguruar për pacientët tash e një kohë, 22 mijë copa. Kushdo që nuk arrin ta marrë këtë tabletë nga spitalet dhe i kërkohet që ta blejë, le të lajmërojnë kudo që e vlerëson”, ka deklaruar Zemaj për “Express”.

Ai ka folur edhe për masat që do të merren për festat e fundvitit. Sipas tij, për momentin, do të mbesin në fuqi masat që janë marrë në nëntor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur, Ismet Bexheti ka publikuar këngën e re.…