Zemaj kërkon debat parlamentar për të drejtat e punëtorëve

14 mars 2019 | 22:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

“Punëtorët në Kosovë në shumicën e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit. Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë çështje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor. Për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kamë inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat. Ju ftoj të gjithëve të ngritin zërin dhe të bëheni pjesë e rregullimit të kësaj çështje”, ka shkruar deputeti i LDK-së, Armend Zekaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i maqedonas Zoran Zaev, ka vlerësuar sot se Shqipëria…