Zemaj: Kjo qeveri po tregon paaftësi për të udhëhequr vendin

16 korrik 2021 | 11:16

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për neglizhencë në reagim për të menaxhuar situatën me helmimet në komunën e Deçanit.

“Në momentin kur qeveria u zgjua nga reagimi qytetar, pasi kaloi numri 900 i helmimeve, kryeministri sigurisht ishte më shumë i interesuar atje të ligjëronte Aristotelin e Platonin dhe një ministër tjetër burokrat tek pas katër ditëve gjeti kohë që ta vizitojë këtë komunë”, ka thënë Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i LDK-së ka pohuar se Qeveria Kurti është e paaftë për ta udhëhequr shtetin.

“Kjo tregon paaftësi për të udhëhequr, sepse me këta njerëz të dashuruar me vetveten tregon që neglizhenca është një emërtim paaftësi me udhëheqë me vendin. Ftoj qeverinë që t’i kthehet realitetit, të përballet me problemet që kanë qytetarët dhe jo me populizma”, ka deklaruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën…