Zemaj: Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19

31 gusht 2020 | 11:58

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve, veçanërisht për bashkëpunimin në këtë fushë në mes të shteteve të rajonit të Ballkanit, si dhe për masat e ndërmarra nga ana jonë për menaxhimin e situatës epidemiologjike.

“E njoftova ambasadorin se Kosova është duke rritur kapacitetet për t’u ballafaquar me Covid-19.
Kërkova që Italia të na ndihmojë duke na dërguar profesionistë shëndetësor, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre të na mbështesin në këtë kohë të pandemisë.
Javë më parë ne kemi bërë marrëveshje përkatëse me palën italiane për sjelljen e disa mjekëve në Kosovë për të ndihmuar në përballje me Covid-19”, ka bërë me dije Zemaj.

Ai ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të infektuarve me Covid-19 në ShBA po i…