Zemaj: Kosova shembull në menaxhimin e pandemisë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.
Sipas Zemajt, të gjithë qytetarët që duhet vaksinuar do të vaksinohen sipas planeve të vaksinimit, derisa për mosardhjen e vaksinës anti-Covid ka thënë se s’kanë faj meqenëse Kosova nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinim. Të gjithë ata që duhet vaksinuar do të vaksinohen sipas planeve të vaksinimit. Po punojmë për të siguruar sa më shumë vaksina anti-Covid. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh-së ne nuk jemi fajtor që nuk arrin vaksina te ne”, ka deklaruar Zemaj.
I pari i Shëndetësë ka thënë se Kosova mbetet shembull në menaxhimin e pandemisë dhe se për Kosovën flitet edhe në institucionet më prestigjioze.