Zemaj: Kosova, vend shembull për menaxhimin e pandemisë

10 janar 2021 | 23:08

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare “Facebook”, ka pasqyruar të dhëna të cilat flasin për menaxhimin e pandemisë në rajon.

Sipas kësaj tabele, Kosova del të jetë një nga shtetet me rastet më të pakta për nga numri i të infektuarve në 100 mijë banorë, po ashtu edhe të viktimave.

Këto të dhëna kanë dalë nga data 21 dhjetor deri më 3 janar 2021, të nxjerra nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Postimi i Zemajt:

Kur flasim për menaxhimin e pandemisë, Kosova është vend shembull.

Faleminderit qytetarë për disiplinën dhe respektimin e rregullave anti Covid.
Të bartim maskën!
Të ruajmë distancën!
Të mbajmë higjienën!.

Image may contain: text that says "COVID-19/ Java 52 dhe53 (21dhjetor 2020 03 janar 2021) Burimi: ECDC 959.15 842.2 Raste ne 100.000 banore 576.17 422.69 275.33 224.81 Sllovenia 217.05 Maliizi Serbia 155.46 Kroacia Maqedonia Veriut Shqiperia Bosnjae Hercegovina Kosova"

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, ka…